OEMVP mban mbledhjen e parë të Këshillit Drejtues, në fokus projekti TOP 100 – 2026 dhe prioritetet e Odës

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 tetor, Zhurnal.mk – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) ka mbajtur mbledhjen e parë të Këshillit Drejtues, të thirrur nga kryetari i Odës, Sami Morina, me fokus konsolidimin e strukturave drejtuese dhe koordinimin e aktiviteteve për periudhën e ardhshme.

Mbledhja shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërmjet strukturave drejtuese, me synim realizimin e objektivave institucionale dhe avancimin e nismave në mbështetje të komunitetit të biznesit. Gjatë takimit, vëmendje e veçantë iu kushtua përgatitjeve për projektin TOP 100 – 2026, si dhe shqyrtimit të çështjeve që lidhen me grupacionet e OEMVP-së. Këto diskutime synojnë forcimin e bashkëpunimit sektorial dhe rritjen e përfshirjes së bizneseve në aktivitetet dhe iniciativat e Odës.

Anëtarët e Këshillit Drejtues diskutuan gjithashtu për rëndësinë e koordinimit të aktiviteteve dhe përmirësimit të organizimit të punës, në funksion të adresimit sa më efektiv të sfidave dhe shfrytëzimit të mundësive që ofron sektori privat.

OEMVP-ja vazhdon angazhimin e saj për të forcuar rolin si përfaqësuese e komunitetit të biznesit dhe si partnere në nisma që synojnë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e kushteve më të favorshme për bizneset.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër