Rita Ora me fustan të zi transparent dhe mbulesë të madhe në kokë në premierën e filmit të bashkëshortit

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Rita Ora u shfaq me një pamje ekstravagante në premierën e filmit “Klara and the Sun”, të mbajtur në kuadër të Festivalit të Filmit BFI në Londër.

Këngëtarja 35-vjeçare mbështeti bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi, duke zgjedhur një fustan të zi transparent me dantella, fund të fryrë dhe një aksesor të madh në kokë.

Ajo pozoi në tapetin e kuq përkrah Waititit, si dhe aktoreve Jenna Ortega dhe Amy Adams, të cilat janë pjesë e kastit të filmit, shkruan DailyMail.

Jenna, që interpreton personazhin kryesor, u shfaq me një fustan saten në ngjyrë ari, ndërsa Amy zgjodhi një kombinim elegant bardhezi.

Filmi “Klara and the Sun” rrëfen historinë e një vajze robote, e krijuar për të luftuar vetminë, e cila krijon një lidhje me një adoleshente në një të ardhme ku përparimet teknologjike kanë krijuar ndarje të thella mes njerëzve.

Paraqitja e Ritës vjen në një kohë kur këngëtarja është përfshirë në një çështje ligjore me ish-menaxheren e saj, Sarah Stennett.

Kjo e fundit pretendon se kompanisë së saj i detyrohen rreth 3.2 milionë funte (rreth 3.7 milionë euro), për të ardhura nga turnetë dhe angazhimet televizive që, sipas pretendimeve, nuk janë ndarë sipas marrëveshjes.

Rita dhe Stennett i dhanë fund bashkëpunimit në vitin 2024, pas rreth 15 vitesh pune së bashku. Pretendimet janë pjesë e një procesi ligjor dhe nuk përbëjnë fakte të provuara.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër