PDK-ja: Hamza do të japë dorëheqje kur të hapet procesi i zgjedhjeve të brendshme të partisë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prshtinë, 19 tetor, Zhurnal.mk – Zyra për Media e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në një përgjigje me shkrim për Ekonomia Online, ka bërë të ditur se nuk ka asnjë vendim zyrtar lidhur me dorëheqjen e kryetarit të partisë, Bedri Hamza.

“Nuk ka asnjë vendim zyrtar lidhur me këtë çështje. Kryetari Hamza e ka bërë të ditur publikisht se, kurdo që të hapet procesi i zgjedhjeve të brendshme, do të japë dorëheqje dhe nuk do të rikandidojë më”, thuhet në përgjigjen e PDK-së.

Po ashtu, në përgjigje theksohet se, në këtë fazë, PDK-ja është e përqendruar në finalizimin e hapave për mbështetjen e mbrojtjes së ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë, në fazën e apelit.

“Për çdo vendim dhe zhvillim zyrtar brenda partisë, do t’ju njoftojmë në kohën e duhur”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të PDK-së.

Ndryshe, Hamza ishte zgjedhur Kryetar i PDK-së më 17 nëntor 2025. Në këtë pozitë, ai kishte pasuar Memli Krasniqin.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër