Kina planifikon të ndalojë dorezat e fshehura elektrike në vetura

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Kina ka propozuar rregulla të reja që kufizojnë dorezat plotësisht elektrike të dyerve të makinave, të cilat dalin nga karroceria me komandë elektronike.

Nga 1 janari 2027, modelet e reja do të duhet të kenë mekanizma që lejojnë hapjen e dyerve edhe në rast të ndërprerjes së energjisë elektrike.

Prodhuesit do të kenë afat deri më 1 korrik 2027 për të dorëzuar dokumentacionin shtesë të sigurisë për modelet që janë tashmë në treg.

Masat e propozuara synojnë gjithashtu të garantojnë praninë e komandave fizike për funksione të rëndësishme, si fshirëset e xhamave dhe dritat e automjetit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër