Rreth 15 të mitur rrahin brutalisht 13-vjeçarin me sende të forta

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 tetor Zhurnal.mk – Një rast i rëndë i dhunës mes të miturve ka tronditur lagjen Vllae të Shkupit, ku një 13-vjeçar dyshohet se është sulmuar nga një grup prej rreth 15 të miturish, duke pësuar lëndime serioze, përfshirë thyerjen e dhëmbëve.

Sipas raportimeve të portalit Skopje1, sulmi ka ndodhur rreth orës 00:30, në sheshin “Delfina”, ndërsa dëshmitarët pretendojnë se ndaj fëmijës janë përdorur edhe sende metalike.

Nëna e viktimës, 39 vjeçe, e ka denoncuar rastin në polici më 18 tetor, në orën 15:30.

MPB-ja konfirmoi sulmin dhe përdorimin e një sendi të fortë, por nuk specifikoi numrin e sulmuesve apo shkallën e lëndimeve.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e personave të përfshirë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër