Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 25 tetor Zhurnal.mk – Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka publikuar përditësimin e fundit mbi personat e lënduar gjatë protestës të së dielës, bazuar në informacionet paraprake nga strukturat spitalore.

Sipas njoftimit të publikuar në orën 19:00, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur gjithsej tre persona të lënduar: dy protestues dhe një efektiv policie.

Dy prej tyre, një protestues dhe efektivi i policisë, kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe kanë lënë spitalin, ndërsa një protestues vijon të jetë i shtruar.

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është paraqitur edhe një efektiv policie, i cili po kryen ekzaminimet e nevojshme mjekësore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër