Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, fëmija i saj 12-vjeçar dërgohet në strehimore

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 27 tetor, Zhurnal.mk – Fëmija rreth 12-vjeçar i Arlinda Zekajt ndodhet në njërën prej strehimoreve në Kosovë, pas vrasjes së nënës së tij më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

Këtë e kanë konfirmuar për Dukagjinin nga Prokuroria Themelore në Pejë, nga ku kanë thënë se për hapat e mëtejmë lidhur me këtë çështje duhet t’i drejtohen Qendrës për Punë Sociale.

Ndërkaq, nga Qendra për Punë Sociale nuk kanë pranuar të flasin për rastin, me arsyetimin se janë të zënë me trajtimin e tij.

Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

Rasti ka nxitur reagime lidhur me dhunën në familje, mbrojtjen e grave dhe përgjegjësinë e institucioneve në trajtimin e rasteve të tilla.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër