Shkup, 27 tetor, Zhurnal.mk – Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, njoftoi se po ndërmerren aksione të rregullta për pastrimin e thelluar të sheshit “Maqedonia” dhe Urës së Gurit, ndërsa pas vitesh neglizhence po rikthehet në funksion edhe shatërvani nëntokësor, i cili aktualisht është vënë në punë provuese.
“Shatërvani aktualisht është në fazën e funksionimit provues. Po kryhen kontrolle, kalibrime dhe rregullime të detajuara për të siguruar funksionimin e duhur, në mënyrë që ai të rikthehet si një nga simbolet më të njohura të qytetit”, theksoi Gjorgjievski.
Ai dërgoi edhe një mesazh lidhur me mbrojtjen e hapësirës publike nga automjetet.
“Dhe këtu do të jem i qartë: hapësira e shatërvanit nëntokësor nuk do të shërbejë më kurrë si kalim për automjete dhe mjete të rënda transporti. Sheshi u përket qytetarëve dhe kështu do të mbetet!”, nënvizoi ai.
Gjorgjievski shtoi se pastrimi dhe renovimi nuk janë aksione të njëhershme, por paraqesin një obligim të përditshëm për ruajtjen e simboleve të kryeqytetit.
