“Drejtësi dhe paqe për të gjithë Njerëzimin ” – ekspozitë në selinë e OKB-së

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Pekin, 27 tetor, Zhurnal.mk – Të hënën, në selinë e OKB-së në Nju Jork, u hap ekspozita me titull ” Drejtësi dhe Paqe për të Gjithë Njerëzimin”.Ekspozita përmban fotografi historike, dokumente arkivore dhe botime mbi hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve të luftës të kryera nga Japonia gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Gjyqi i Tokios konsolidon rendin botëror të pasluftës, mbron paanshmërinë dhe drejtësinë, si dhe forcon sundimin ndërkombëtar të ligjit. Është një fitore historike e paqes mbi luftën, e qytetërimit mbi barbarinë dhe e drejtësisë mbi të keqen, me një rëndësi të madhe politike dhe historike,” u shpreh Fu Cong, përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara, gjatë ceremonisë së hapjes.

“Gjyqi i Tokios e vuri militarizmin japonez në bankën e të akuzuarve. Është thelbësore që Japonia të mbajë parasysh thelbin e këtij gjyqi, dhe të angazhohet për paqen njëherë e mirë,” tha ai.

“Historia, nëse nuk harrohet, mund të shërbejë si udhërrëfyes për të ardhmen,” tha Fu. “Duhet të jemi vigjilentë ndaj rritjes së neo-militarizmit dhe, së bashku, të mbrojmë rendin e pasluftës, si dhe paqen e sigurinë ndërkombëtare.”

E organizuar nga Misioni i Përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara, ekspozita zhvillohet në kuadër të Javës së Ligjit Ndërkombëtar në OKB.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër