Ndalohet një shtetas i Shqipërisë, transportonte tetë migrantë nga Afganistani

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 tetor, Zhurnal.mk – MPB Maqedoni njofton se dje (27.10.2026) në orën 12:35 në rrugën rajonale Demir Kapi-Negotinë, pranë vendit të quajtur “Ostrovo”, oficerët e Stacionit të Policisë së Mbikëqyrjes Kufitare Mihajlovë arrestuan P.M. (40) nga Shqipëria.

“Gjatë një kontrolli në një automjet pasagjerësh “Volkswagen Turan” me targa kombëtare shqiptare, të cilin ai po e drejtonte, u gjetën tetë migrantë, dy prej të cilëve ishin të mitur, ndërsa sipas deklaratave të tyre ishin nga Afganistani”.

“Shoferi u ndalua në Stacionin e Policisë së Negotinës, dhe migrantët u dërguan në një qendër pritjeje dhe tranziti në Gjevgjeli. Pas dokumentimit të rastit do të ketë kallëzim adekuat”, thonë nga MPB.

artikuj të ndërlidhura