MPB: Dy shtetase peruane privohen nga liria në Qafë Thanë për shkak të posedimit të marihuanës

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 tetor, Zhurnal.mk – Dy shtetase peruane privohen nga liria në vendkalimin kufitar Qafë Thanë pasi gjatë kontrollit në bagazhin e tyre është gjetur marihuanë, kumtoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.

Siç informoi MPB-ja, më 27 tetor në hyrje të vendit, nëpunës policor nga Stacioni policor për Kontrolle Kufitare „Qafë Thanë” kanë kryer kontroll të një furgoni në të cilin udhëtonin L.R.F.M. (27) dhe P.P.D.A. (26), të dyja nga Peruja.

Gjatë kontrollit, në bagazhin e L.R.F.M. janë gjetur dy paketime me marihuanë, ndërsa në bagazhin e P.P.D.A. është gjetur një paketim me marihuanë.

Pas zbulimit të drogës, të dyja janë privuar nga liria dhe janë dërguar në Stacionin Policor të Strugës, ku janë mbajtur për procedurë të mëtejshme.

Nga MPB-ja informojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihet kallëzim përkatës.

artikuj të ndërlidhura