Telenovela “Vivant ” nxit tensionet kino- japoneze

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Pekin, 29 tetor, Zhurnal.mk – Pekin kritikon një telenovelë japoneze kundër fakteve historike
Një telenovelë japoneze u bë shkak për një tensionim të mëtejshëm të marrëdhënieve të tensionuara Kinë-Japoni.
“Ky serial televiziv ekspozon edhe një herë praninë e vazhdueshme të një force brenda Japonisë që përpiqet të tensionojë marëdhëniet midis dy vendeve përmes produkteve kulturore.Kjo duhet të rrisë vigjilencën e bashkësisë ndërkombëtare dhe të intelektualëve brenda Japonisë,” , tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Guo Jiakun në një konferencë shtypi të enjten në Pekin.
Telenovela “Vivant”, sezoni i dytë, ka tërhequr vëmendje të madhe. Skenari ka ngatërruar faktet historike, duke krijuar kundërshtim dhe armiqësi.
Në vitet e fundit, Japonia ka ndjekur një strategji: njëra dorë krijon “kërcënim kinez” për të hapur rrugën për ndryshimin e kushtetutës dhe zgjerimin e ushtrisë, ndërsa tjetra krijon thënie që “Japonia është viktimë e Luftës së 2-të Botërore” për të pastruar imazhin e agresionit, nënvizoi ndër të tjera zëdhënësi .

artikuj të ndërlidhura