Fundoset platforma e naftës me 115 persona në bord në Gabon, një i vdekur dhe katër të zhdukur

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Gabon, 28 tetor Zhurnal.mk – Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë rezultojnë të zhdukur pas fundosjes së një platforme shpimi nafte dhe gazi në brigjet e Gabonit.

Në momentin e incidentit, në bordin e platformës “Prospector 5” ndodheshin 115 persona.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, deri më tani janë shpëtuar 110 persona, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë për gjetjen e personave të zhdukur. Pesë persona rezultuan fillimisht të zhdukur, por një shtetas indian u gjet pa ndjenja. Katër të tjerët që ende nuk janë gjetur janë tre shtetas gabonezë dhe një shtetas i huaj.

Megjithatë, autoritetet e Gabonit nuk kanë konfirmuar zyrtarisht asnjë viktimë dhe kanë bërë të ditur se operacionet për gjetjen e personave të zhdukur vijojnë.

Platforma “Prospector 5”, në pronësi dhe nën operimin e kompanisë Borr Drilling Limited, pësoi një incident gjatë operacioneve paraprake të ngarkimit, i cili shkaktoi humbjen e stabilitetit dhe më pas fundosjen e saj.

artikuj të ndërlidhura