Ahmeti priti në takim të Dërguarin të Hungarisë për Ballkanin Perëndimor

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 29 tetor Zhurnal.mk – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, priti në takim të Dërguarin e Posaçëm të Hungarisë për Ballkanin Perëndimor, András Klein.

Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë, me theks në mundësitë për zhvillimin e mëtejmë të tyre dhe forcimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimit iu kushtua zhvillimeve aktuale në Ballkanin Perëndimor, situatës së sigurisë dhe sfidave që ndikojnë në stabilitetin rajonal.

Po ashtu, gjatë takimit u diskutua për proceset integruese të Republikës së Kosovës në strukturat evropiane, me theks në dhënien e statusit të kandidatit në Bashkimin Evropian dhe përmbylljen e procesit të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër