Maqedonia e Veriut në muajin nëntor do të luajë dy ndeshje në kuadër të UEFA Nations League, ashtu që ndeshja e parë do të luhet më 13 nëntor në Skoci, ndërsa e dyta më 16 nëntor në Shkup kundër Sllovenisë.
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Goce Sedlloski, pa publikuar listën me 26 futbollistët e ftuar për këto dy ndeshje: Stole Dimitrievski, Damjan Shishkovski, Davor Taleski; Nikola Serafimov, Anes Meliqi, Visar Musliu, Mario Mladenovski, Bojan Ilievski, Stefan Despotovski, Sebastian Herrera, Ezgjan Alioski, Imran Fetai; Jani Atanasov, Agon Elezi, Boban Nikolov, Luka Stankovski, Elif Elmas, Enis Bardhi, Matej Gashtarov, Ljupçe Dorev, Darko Çurlinov, Dimitar Mitrovski; Elmin Rastoder, Marko Gjorgjievski, Azer Omeragiq, dhe Hristijan Maleski.
Pesë të ftuar në Përfaqësuese vijnë nga futbolli vendor.
Maqedonia e Veriut më 13 nëntor do të luajë si mysafir në Skoci, ndërsa blerja e biletave mund të bëhet KËTU. Biletat e ndeshjet kundër Sllovenisë do të mund të blihen për vetëm 500 denarë edhe përmes adresës elektronike eticket.ffm.mk.
