Kiev, 5 nëntor, Zhurnal.mk – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shpreson se fitorja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, do të sjellë rritjen e mbështetjes për vendin e tij në luftën kundër pushtimit rus.
Në një intervistë për televizionin gjerman ZDF, ai tha se ishte mirënjohës edhe ndaj republikanëve, por theksoi se demokratët kishin qenë veçanërisht të qartë në mbështetjen e tyre për Ukrainën.
Zelensky tha se demokratët kishin shprehur qartë angazhimin e tyre, për të mbështetur Ukrainën dhe për të forcuar marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Evropës.
Pritet që shumica e re e demokratëve në Kongres, të vendosë kufizime ndaj pushtetit të presidentit republikan Donald Trump.
Trump ka premtuar se do t’i japë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës, por njëkohësisht ka ushtruar presion ndaj Kievit për të arritur një marrëveshje me Moskën.
Zelensky tha se një mbështetje më e fortë për Ukrainën nga Kongresi amerikan, përfshirë ndihmën financiare dhe ushtarake, të ngjashme me atë që ofrohet nga vendet evropiane, do të ushtronte presion mbi presidentin rus Vladimir Putin.
