Tragjedia në Bogdanc: 17-vjeçarja kishte denoncuar dhunën, por institucionet nuk e mbrojtën

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 nëntor, Zhurnal.mk – Pas tragjedisë në Bogdanc, ku më 3 nëntor u gjetën të vdekur një vajzë 17-vjeçare dhe një 21-vjeçar, kanë pasuar reagime të shumta në opinion.

Anëtari i LSDM-së, Gjorgji Galetanovski, kritikoi institucionet, duke pretenduar se vajza kishte raportuar më herët dhunën, por nuk kishte marrë mbrojtjen e nevojshme.

„Kjo vajzë nuk kishte heshtur, ajo kishte denoncuar, por institucionet, si gjithmonë, dështuan. Më e frikshme është se si shoqëri jemi mësuar me tragjedi dhe jemi bërë apatikë. Ndoshta ka ardhur koha për protesta!”, shkroi Galetanovski.

Sipas informacioneve të publikuara, 17-vjeçarja më herët kishte raportuar dhunë nga 21-vjeçari.

Prokuroria ka bërë të ditur se dyshimet fillestare çojnë drejt një rasti të vrasjes dhe vetëvrasjes, ndërsa ka konfirmuar se ndaj 21-vjeçarit ishte paraqitur më herët edhe kallëzim për rrezikim të sigurisë.

Rrethanat e plota të tragjedisë dhe shkaqet e vdekjes pritet të sqarohen përmes obduksionit dhe hetimeve të mëtejshme.

artikuj të ndërlidhura