Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt thuhet se është shtruar në spital për çrregullime të të ngrënit

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Vivienne Jolie, vajza 18-vjeçare e aktorëve të njohur Angelina Jolie dhe Brad Pitt, ka zbuluar se në fillim të këtij viti kishte marrë trajtim në spital për shkak të një çrregullimi të të ushqyerit, raportojnë mediat e huaja.

Ajo ka vendosur ta ndajë përvojën e saj përmes disa punimeve artistike dhe një deklarate shoqëruese në kuadër të një ekspozite të titulluar “The Tulip Field”.

Ky lajm vjen pak kohë pasi Vivienne mori zyrtarisht vendimin për të hequr mbiemrin e babait nga emri i saj. Ajo tashmë prezantohet si Vivienne Marcheline Jolie, në vend të emrit të mëparshëm Vivienne Marcheline Jolie-Pitt.

Angelina Jolie dhe Brad Pitt ishin së bashku për 12 vjet dhe kanë gjashtë fëmijë. Aktorja paraqiti kërkesën për divorc në vitin 2016.

Sipas pretendimeve të bëra publike, gjatë një udhëtimi me avion privat, Pitt kishte ushtruar dhunë fizike dhe verbale ndaj Jolie, si dhe ndaj njërit prej fëmijëve të tyre.

Ndërkohë, një burim për “Entertainment Tonight” ka thënë se Angelina Jolie ua ka lënë plotësisht në dorë fëmijëve të saj vendimin për ndryshimin e mbiemrit.

Aktorja thuhet se i mbështet zgjedhjet e tyre, por nuk dëshiron të ndikojë në vendimet që ata marrin.

artikuj të ndërlidhura