Cassis: Zvicra qëndron pranë gjykatave ndërkombëtare dhe s’i komenton vendimet e tyre

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 5 nëntor, Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Jashtme i Zvicrës, Ignazio Cassis, ka deklaruar se Zvicra qëndron pranë gjykatave ndërkombëtare dhe i pranon vendimet e tyre, duke theksuar se ato nuk janë çështje për diskutim politik, raporton Ekonomia Online.

 “Mund t’ju jap përgjigjen e zakonshme për pyetje të tilla kudo në botë. Zvicra qëndron pranë gjykatave ndërkombëtare dhe Zvicra pranon vendimet e gjykatave ndërkombëtare, të gjykatave të ndryshme që janë të legjitimuara për të marrë këto vendime, dhe nuk i komenton ato, sepse ato janë vendime gjyqësore dhe jo një diskutim politik”, ka deklaruar Cassis, i pyetur për vendimin e Gjykatës Speciale ndaj katërshes së UÇK-së.

Cassis, dhe homologu i tij kosovar, Glauk Konjufca, kanë mbajtur bashkërisht një konferencë për media në Prishtinë, pas takimit që zhvilluan gjatë ditës së sotme.

artikuj të ndërlidhura