“Më kërkonte të kryeja marrëdhënie me motrën time binjake”- Ish-modelja rrëfen presionin e themeluesit të ‘Playboy’

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Ish-modelja e “Playboy”-t, Karissa Shannon, sqaron të vërtetën lidhur me pretendimet se Hugh Hefner kërkonte që ajo të kryente marrëdhënie seksuale incestuoze me motrën e saj binjake, Kristina Shannon.

Në një intervistë ekskluzive për “Page Six”, 37-vjeçarja Karissa konfirmoi se pretendimi i fundit i Crystal Harris – e veja e Hefnerit – është “i vërtetë”. Ajo u shpreh e habitur nga fakti që njerëzit u tronditën kur dëgjuan fjalën “incest”.

“Mendoja se njerëzve u shkonte ndërmend diçka e tillë,” tha Karissa. Ajo theksoi se më parë e kishte përshkruar përvojën seksuale me themeluesin e ndjerë të “Playboy”-t si një “sulm” dhe “përdhunim” – përfshirë këtu edhe rastin kur, siç pretendohet, ato u detyruan të përfshiheshin në një marrëdhënie treshe në ditëlindjen e 19-të të saj dhe të Kristinës.

“Ai përpiqej të na detyronte mua dhe motrën time të kryenim marrëdhënie seksuale me njëra-tjetrën,” pohoi Karissa, e cila jetoi në rezidencën e famshme të Hefnerit në Los Anxhelos së bashku me Kristinën, nga mosha 18 deri në 20 vjeç.

“Unë dhe motra ime nuk e kemi bërë kurrë vërtet diçka të tillë. Këtë dua ta theksoj qartë: nuk kemi pasur kurrë marrëdhënie seksuale incestuoze. Thjesht nuk e kemi bërë. E simuluam. E simuluam çdo herë. Ishte e tmerrshme… e simuluam plotësisht.”

Karissa tregoi se Harris – e cila ishte e martuar me Hefnerin nga dhjetori i vitit 2012 deri në vdekjen e tij në shtator 2017, në moshën 91-vjeçare – ishte shpesh e pranishme dhe e vetëdijshme se ajo dhe Kristina “po e simulonin”.

Megjithatë, sipas Karissës, Hefneri “nuk e kishte idenë” dhe “mendonte se ishte e vërtetë”. Ajo shton se kjo intimitet i sikletshëm “e bënte atë shumë të lumtur”, pasi ai e konsideronte diçka “të bukur”.

“Ai donte ta shihte, donte që ne të luanim seksualisht me njëra-tjetrën dhe thoshte se, nëse vërtet e donim njëra-tjetrën, do ta bënim bashkë,” pretendon ajo. Ajo shton se, ndonëse ajo dhe Kristina ishin të reja dhe lehtësisht të ndikueshme, të dyja ishin plotësisht në një mendje për këtë çështje.

“Unë dhe motra ime folëm për këtë… dhe thamë: ‘Le ta simulojmë thjesht,'” kujton ajo.

artikuj të ndërlidhura