Lamine Yamal thyen një rekord historik të Lionel Messit

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Lamine Yamal vazhdon të shkruajë histori në futbollin spanjoll, duke vendosur një rekord të jashtëzakonshëm në La Liga pas paraqitjes historike ndaj Atletico Madridit.

Ylli i Barcelonës dhuroi asistimin vendimtar për golin e fitores së katalunasve dhe me këtë arriti në kuotën e 40 asistimeve në kampionatin spanjoll, duke u bërë lojtari më i ri në historinë e La Ligës që arrin këtë shifër.

Sipas ekspertit të statistikave të futbollit, MisterChip, Yamal e arriti këtë rekord në moshën 19 vjeç e 118 ditë, duke thyer rekordin e mëparshëm me gati tre vjet diferencë.

Lista e lojtarëve më të rinj që kanë arritur në 40 asistime në historinë e La Ligës dëshmon edhe më shumë madhështinë e rekordit të talentit të Barcelonës.

Yamal kryeson me 19 vjet e 118 ditë, i ndjekur nga Lopez Ufarte me 22 vjet e 15 ditë dhe Adrian Escudero me 22 vjet e 349 ditë.

Në këtë listë gjenden edhe Segui (23 vjet e 74 ditë), Etxeberria (23 vjet e 158 ditë) dhe legjenda e Barcelonës, Lionel Messi, i cili e kishte arritur këtë shifër në moshën 23 vjeç e 158 ditë.

Kështu, Yamal ka lënë pas edhe rekordin e ish-bashkëlojtarit të tij, Messit, duke konfirmuar edhe një herë se është një prej talenteve më të jashtëzakonshme të futbollit botëror.

artikuj të ndërlidhura