Shkup, 9 nëntor, Zhurnal.mk – Seanca gjyqësore për rastin “Onkologjia”, që po zhvillohet para Gjykatës Themelore Penale Shkup, sot, ishte anuluar për shkak të mungesës së gjyqtares Snezhana Markovska për arsye shëndetësore.
Nga gjykata informojnë se seanca e radhës do të mbahet më 25 nëntor, pas termineve të caktuara më parë.
Në seancën e fundit gjyqësore, të zhvilluar më 5 tetor, Prokuroria i kontestoi konkluzionet e ekspertit të mbrojtjes, Vlladimir Danillovski, lidhur me terapinë e aplikuar te pacientët onkologjikë. Gjatë marrjes në pyetje të kryqëzuara, Prokuroria nga eksperti të shpjegojë në bazë të cilave protokolle zyrtare i mbështet konkluzionet se terapia konkrete ishte e pështatshme.
Mbrojtja, nga ana tjetër, përmes avokatitk Bobi Spirkovski, i cili përfaqëson ish-drejtorin e Klinikës së Onkologjisë, Nino Vasev, vlerësoi se çështja thelbësore në procedurë është nëse terapia e aplikuar e ka përkeqësuar gjendjen shëndetësore të pacientëve ose ka shkaktuar vdekjen e tyre të parakohshme, e jo zgjidhja e barnave konkrete.
Në këtë rast, ish drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Nino Vasev, dhe onkologët Simonida Cërvenkova dhe Dragan Jakimovski akuzohen për mjekim të pandërgjegjshëm të pacientëve. Procedura fillimisht u zhvillua edhe kundër onkologes Meri Peshevska, e cila e pranoi fajin dhe u dënua me dy vjet burgim me kusht.
Aktakuza i ngarkon mjekët për vepra të rënda të vazhduara kundër shëndetit të njerëzve dhe mjekim të pandërgjegjshëm, ku, sipas Prokurorisë, te gjithsej 47 pacientë janë aplikuar terapi të papërshtatshme, me devijime në dozimin e barnave dhe pa vlerësim përkatës të gjendjes së tyre shëndetësore.
Rastin e udhëheqë gjykatësjam Snezhana Markovska, ndërsa aktakuzën e përfaqëson prokurorja publike Maria Gjorgjeva nga Prokuroria Themelore Publike – Shkup.
