22-vjeçari krijoi lidhje jashtëmartesore me një të mitur, arrestohet nga policia

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 nëntor, Zhurnal.mk – SPB Dibër ka ngritur kallëzim penal kundër S.C. (22) nga një fshat i rajonit të Dibrës, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “bashkëjetesë jashtëmartesore me fëmijë”.

Sipas policisë, më 13 gusht të këtij viti, i dyshuari kishte krijuar bashkësi jashtëmartesore me një të mitur nga rajoni i Dibrës, pasi e kishte marrë me veturë në afërsi të shtëpisë së saj, raporton 4news.mk.

Pas ndërmarrjes së masave, zyrtarë policorë dhe një ekip nga Qendra për Punë Sociale zhvilluan biseda zyrtare me të miturën, në prani të një familjari të saj.

artikuj të ndërlidhura