Nëna i çoi pako në burgun e Idrizovës, shërbimet zbulojnë 171 tableta

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Në burgun e Idrizovës janë zbuluar 171 tableta në një pako të destinuar për një të burgosur 40-vjeçar, të cilën e kishte dorëzuar nëna e tij.

Rasti është paraqitur në Sektorin per Pune te Brendshme (SPB) Shkup më 7 nëntor, në orën 15:55, pasi gjatë kontrollit të pakos së destinuar për G.S. u zbuluan tabletat.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit dhe përcaktimin e rrethanave se si tabletat janë futur në ambientet e burgut.

artikuj të ndërlidhura