Editorial / Kur bie mbështetja, mos e ngritni flamurin e nacionalizmit

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 nëntor – Partia maqedonase në koaliconin qeverisës “ZNAM”, duket se ka hall të madh. E vetëdijshme se është duke humbur çdo ditë elektoratin, sepse i ka gënjyer vazhdimisht me premtime të kota, tani mundohet të ngerë rejtingun e saj me tema nacionaliste, edhe atë pikërisht kundër shqiptarëve. Kjo lojë e ulët nuk është se i bën përshytpje gjithsecilit, por populli e din dhe lexon shumë mirë çdo prapavijë. “ZNAM”-it kur i duheshin shqiptarët, vajtonte, lutej e çirrej për një votë, tani i shanë ata që fitojë ndonjë mbështetje te maqedonët. Por populli e ka një fjalë të urtë “Dhelprës ku i digjej bishti, mendoi se u dogj i gjithë fshati, por nuk ishte ashtu”!, shkruan “Zhurnal.mk”.

“ZNAM-i” në krizë të thellë!

Një anketë e e bërë brenda vetë partisë që drejtohet nga Maksim Dimitrievski, ka treguar se partia e tij “ZNAM” (E di) është në krizë të thellë. Rejtingu brenda votuesve dhe atyre që i besuan kësaj partie ka rënë dukshëm. Në pyetjet që janë bërë se nëse ka tani zgjedhje cilën parti do ta votoni, “ZNAM” ka dalë më së keqi, dhe ezksiton rreziku që të fitojë maksimum një deputet të vetëm.
Prandaj, i zënë në pozitë kaq të vështirë, kjo parti ka rikthyer gjuhën e urrejtjes dhe nxitjes së tensioneve nacionaliste. Së fundmi nga kjo parti kanë dalë me deklaratë kërcënuese, se nëse provimi i jurispodencës bëhet edhe në gjuhën shqipe, atëherë kjo parti do të dalë nga qeveria.

Por, kjo lojë e padrejtë është “thikë me dy tehe”, e zakonisht ata që janë krekosur në këtë mënyrë, gjithmonë kanë dështuar dhe janë shkatërruar.

Se vetë Dimitrievski e ka pranuar se janë në krizë, lë të nënkuptohet letra e lëshuar për media, ku thotë se “sa i përket rënies së supozuar të vlerësimit të ZNAM-it, edhe vitin 2024, kur parashikohej mbështetje për ne prej rreth 1 përqind, qytetarët i dhanë gjashtë deputetë”.

Kjo retorikë e tij, është një farsë e qartë e zhgënjimit, se ai është i vetëdijshëm se çfarë është duke i nodhur në partinë e tij. Vetëm dështim dhe humbje totale në të ardhmen.

Patrioti që qante për votat e shqiptarëve, tani kërcënohet me gjuhën shqipe!

Në zgjedhjet e fundit komunale, si partner i koaliconit, u kandidua për kryetar të Kumanovës. Në gjithë fushatën zgjedhore, Dimitrievski kërkonte nga partnerët shqiptarë në qeveri dhe nga kryeministri Mickoski që të merrte mbështetje maksimale, sepse tradhtia që ia bëri LSDM-së, mund t’i kushtonte shumë. Kësaj radhe shqiptarët e Kumanovës i dhanë mbështetje të mjaftueshme, dhe me përkrahjen e tyre u bë kryetar i këtij qyteti.

Megjithatë, thuajse asnjë premtim deri më tani ai nuk e ka përmbushur në Kumanovë. Lagjet ku jetojnë shqiptarët dhe bashkësitë tjera etnike janë si në “xhungull”. Ky zhgënjim vërehet dhe manifestohet çdo ditë. Më e keqja është se filloi të merret edhe me të drejtat e garantuara kushtetuese të shqiptarëve, të mos lejojë që studentët që flasin shqip, mos të futen në provim në gjuhën shqipe. Edhe te vetë votuesit maqedonas, ai ka humbur besimin, sepse nuk ka arritur t’ua përmbushë premtimet që i kishte marrë.
Ai doli me platfprmën dhe premtimet se do të formojë parti të re politike me emrin “e di”, duke pretenduar se ai di si të punojë dhe të zhvillojë politikën dhe qytetarët, por në fakt u dëshmua se ai u nda nga ish partia e tij LSDM vetëm mos ta humbiste pushtetin dhe të futet në koalicion qeverisës.

Prandaj, patriotizmi nuk matet me fyerje, por me vendime, veprime dhe përgjegjësi të marra. Qëndrimi i Dimitrievskit për provimin e jurisprudencës është se ai provim duhet të jepet në gjuhën maqedonase, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet. Duke thënë vazhdimisht se gjuha maqedonase nuk i nënshtrohet pazarllëqeve politike dhe llogaritjeve të koalicionit, shkruan “Zhurnal.mk”.

Premtimet që nuk i relizoi “ZNAM-i”

“ZNAM-i” premtoi shndërrimin e Maqedonisë së Veriut në një shtet të vetëqëndrueshëm duke rritur kapacitetet e brendshme për prodhimin e energjisë elektrike dhe ushqimit.

Kjo parti thekson se Maqedonia e Veriut nuk është objekt i tregut politik. Është përgjegjësi dhe detyrim i tyre që patriotizmi të dëshmohet me vepra, me qëndrim dhe me gatishmëri për të marrë përgjegjësi për interesat e shtetit.

Fokus i veçantë u premtohet reformave në bujqësi dhe mbështetjes së prodhuesve vendas për të garantuar sigurinë ushqimore.
Premtimi për luftë të paanshme ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivelet e larta shtetërore.

ZNAM insistoi në sundimin e ligjit dhe reformimin e sistemit gjyqësor për të siguruar që ligji të zbatohet njësoj për të gjithë, pa dallime politike apo etnike. Ndryshe nga partitë tradicionale, ZNAM premtoi parimin e llogaridhënies të vazhdueshëm për punën e bërë nga funksionarët e saj përpara qytetarëve, duke u bazuar në rezultate konkrete dhe jo në premtime boshe.

Premtoi respektimin e bashkëjetesës dhe tolerancës, por këtu dështoi më së shumti. Nga të gjitha premtimet e lartpërmenduara, kjo parti thuajse nuk bëri asgjë, andaj zhgënjimi dhe frustracioni janë të dukshëm, shkruan “Zhurnal.mk”.

Humbja e rejtingut, nuk kthehet duke zgjuar urrejtjen dhe nacionalizmin!

“ZNAM” është e prirur të forcojë tonet nacionaliste ose të hap tema të ndjeshme etnike dhe identitare kryesisht kur përballet me rënie të rejtingut ose për të konsoliduar bazën e tyre të votuesve. Sipas këtij këndvështrimi, theksimi i “linjave të kuqe” dhe kushtëzimet brenda koalicionit qeverisës shihen si strategji për të tërhequr vëmendjen nga problemet ekonomike apo reformat e tjera premtuese.

Pika më e nxehtë e përplasjes që shihet si nxitje e tensioneve etnike është qëndrimi i prerë i ZNAM-it kundër përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në institucione dhe procese shtetërore. Ndërsa “ZNAM” mundohet ta arsyetojë politikën e saj me “mbrojtjen e Kushtetutës” dhe pretendimin se përdorimi i gjuhëve të tjera “komplikon shtetin”, shqiptarët dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut me të drejtë vlersojnë se kljo është përpjekje e pastër shoviniste për të zhvlerësuar Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe për të krijuar barrierave etnike për kuadrot profesionale shqiptare.

Duke i lidhur kërkesat e përditshme për të drejta gjuhësore apo administrative me skenarë të ndarjes së shtetit, partia “ZNAM” ushqen frikë dhe paranojë te popullsia maqedonase, duke i portretizuar shqiptarët jo si bashkëqytetarë, por si një element destabilizues.

Kështu që sa herë që “ZNAM” përballet me dështime në menaxhimin e dikastereve të tyre ose me rënie të popullaritetit, ata i kthehen temave të nxehta kombëtare për të mobilizuar votuesit maqedonas përmes nacionalizmit. Ky radikalizëm artificial në sferën publike, i mbështetur edhe nga komentet e shumta negative dhe gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale që shpesh shpërthen pas deklaratave të tyre, krijon një ambient toksik ku bashkëjetesa ndëretnike vihet në plan të dytë përballë interesave të ngushta partiake. Prandaj, “ZNAM” dhe kushqo tjetër, mos ta ngrejë “flamurin e nacionalizimit” atëherë kur është në krizë dhe kur po i bie rejtingu!, shkruan “Zhurnal.mk”.

artikuj të ndërlidhura