Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka nisur një sulm të ashpër ndaj Donald Trump, duke përmendur sulmin në Kapitol më 6 janar 2021 , dhe duke argumentuar se veprimet e presidentit republikan “nuk duhen harruar kurrë”.
Në një fragment nga kujtimet e tij, “Premtomë, Amerikë”, të botuar të hënën në The Atlantic, Biden akuzon Trumpin se ” ka udhëhequr një kryengritje ” dhe kritikon ashpër vendimin e tij për të dhënë falje masive për ata që janë dënuar për sulmin në Kapitol.
“Kriminelët që sulmuan oficerët e policisë atë ditë nuk meritonin falje. Ata meritonin dënime me burg”, shkruan ish-presidenti.
Biden akuzon gjithashtu Trumpin dhe mbështetësit e tij se vazhdojnë ta portretizojnë veten si mbrojtës të zbatimit të ligjit, pavarësisht qëndrimit të tyre ndaj ngjarjeve të 6 janarit.
“Nuk mund të mbyllësh sytë kur oficerët e policisë goditen me grushte, me sende të mprehta, me sprej dhe abuzohen brutalisht dhe në të njëjtën kohë të quhesh mik i zbatimit të ligjit”, vëren ai.
“Ajo që bëri Trump më 6 janar 2021, nuk duhet harruar kurrë. Ata duhet ta ndjekin atë deri në varr”, shton ai.
