Shpata 3,300-vjeçare gjendet në një liqen vullkanik në Itali… dhe ende e mprehtë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Arkeologët kanë zbuluar një shpatë 3,300-vjeçare në fund të një liqeni në Itali. Pavarësisht se ka mbetur e paprekur për më shumë se 3,000 vjet, tehu i saj mbetet jashtëzakonisht i mprehtë.

Arma e ruajtur në mënyrë të përsosur, e cila daton rreth vitit 1300 para Krishtit, u gjet gjatë një gërmimi nënujor në Mezzano, një liqen i vogël vullkanik, sipas Daily Mail.

Ekspertët besojnë se shpata mund të jetë vendosur atje qëllimisht si pjesë e një ofrimi rituali, një praktikë e lidhur tashmë me disa vende arkeologjike evropiane të Epokës së Bronzit. Zbulimi u njoftua nga Eforati Italian i Arkeologjisë, Arteve të Bukura dhe Peizazhit për Provincën e Viterbos dhe Etrurisë Jugore.

“Objekti, i cili është në gjendje të shkëlqyer dhe ende ka një teh të mprehtë, ofron një kontribut të rëndësishëm në kuptimin e komuniteteve që frekuentonin pellgun e liqenit mbi tre mijë vjet më parë. Për shkak të karakteristikave të saj tipologjike dhe kronologjike, shpata përshtatet në mënyrë të përkryer në kontekstin e prodhimit të armëve në Italinë qendrore gjatë Epokës së Vonë të Bronzit, duke demonstruar nivelin e specializimit metalurgjik të arritur nga komunitetet e kohës”, thuhet në deklaratë.

artikuj të ndërlidhura