Tiranë, 10 nëntor, Zhurnal.mk – Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e martë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh, kryesisht në pjesën e parë të ditës. Duke filluar nga orët e pasdites dhe kryesisht orët e mbrëmjes pritet mot me vranësira mesatare dhe të dendura.
Në orët e mesditës nisin reshjet e shiut të herëpashershme dhe intensitet të ulët përgjatë vijës bregdetare dhe Ultësirën Perëndimore. Në orët e pasdites dhe kryesisht orët e mbrëmjes reshjet e shiut me intensitet të ulët përfshijnë të gjithë territorin. Në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndimit reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era parashikohet të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 20 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-5 ballë.
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 6/17 | Re diell shi |
| Kukës | 5/14 | Re diell shi |
| Lezhë | 9/15 | Re diell shi |
| Dibër | 4/12 | Re diell shi |
| Durrës | 11/19 | Re diell shi |
| Tiranë | 11/19 | Re diell shi |
| Elbasan | 9/20 | Re diell shi |
| Berat | 10/20 | Re diell shi |
| Vlorë | 12/18 | Re diell shi |
| Korçë | 6/13 | Re diell shi |
| Gjirokastër | 10/18 | Re diell shi |
| Sarandë | 12/20 | Re diell shi |

