Prishtinë, 10 nëntor, Zhurnal.mk – Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Stephen B. Nix, Drejtor i Lartë për Evropë dhe Euroazi në Institutin Republikan Ndërkombëtar (IRI).
Gjatë takimit, Haxhiu dhe Nix diskutuan për zhvillimet aktuale në Kosovë, punën e Kuvendit dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit parlamentar.
Në fokus të bisedës ishin prioritetet legjislative, mbikëqyrja parlamentare, si dhe rëndësia e dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet grupeve parlamentare.
Po ashtu, palët shkëmbyen pikëpamje për zhvillimet politike në Ballkanin Perëndimor, sfidat rajonale dhe rëndësinë e stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajon.
Përmes një njoftimi, Haxhiu ka falënderuar Nix për takimin, ndërsa ka vlerësuar kontributin e IRI-së ndër vite në zhvillimin e demokracisë në Kosovë.
Në fund, të dyja palët kanë shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, me theks të veçantë në forcimin e kapaciteteve parlamentare.

