Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka prezantuar progres-raportin e Komisionit Evropian për vitin 2026 para përfaqësuesve të komunitetit të biznesit në vend.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ambasadorja përmes një postimi në rrjetin social X, ku thekson se biznesi ka interes të drejtpërdrejtë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian dhe mund të përfitojë ndjeshëm prej tij.
Gjatë takimit, diskutimet u përqendruan te çështjet që ndikojnë më shumë në mjedisin e biznesit, si sundimi i ligjit, siguria juridike dhe konkurrenca e ndershme.
“Biznesi ka një interes të drejtpërdrejtë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së dhe mund të përfitojë shumë prej tij. Sot u prezantova Raportin e vitit 2026 përfaqësuesve të komunitetit të biznesit. Diskutuam mbi elementet që ndikojnë më së shumti në mjedisin e biznesit: sundimi i ligjit, siguria juridike dhe konkurrenca e ndershme”, shkruan ambasadorja.

