Gjendet drogë në automjet, ndalohet një 49-vjeçar nga Shkupi

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 nëntor, Zhurnal.mk – MPB Maqedoni njofton se sot (11.11.2026), në orën 02:25, në rrugën “Taki Daskallot”, në zonën e Draçevës në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria H.M. (49) nga Shkupi.

“Gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare, është ushtruar kontroll në një automjet udhëtarësh „Renault”, me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhurore e bardhë, tableta, marihuanë dhe një peshore”.

“Personi është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

artikuj të ndërlidhura