Nikolloski – Sivanjanam: Konfirmohet partneriteti strategjik, investime të fuqishme me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 nëntor, Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministri i Qeverisë, Aleksandar Nikolloski, sot realizoi një takim pune me ambasadoren e sapoemëruar të Mbretërisë së Bashkuar, Maja Sivanjanam.

Në fokus të takimit ishte partneriteti strategjik ndërmjet Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, avancimi i bashkëpunimit të ndërsjellë dhe forcimi i marrëdhënieve partnere në disa fusha.

Veçanërisht u theksua rëndësia e bashkëpunimit rajonal dhe koordinimit ndërmjet nëntë shteteve, si një kontribut i rëndësishëm për realizimin e prioriteteve të përbashkëta dhe forcimin e stabilitetit dhe partneritetit.

Në takim u shkëmbyen mendime edhe për çështjet aktuale politike dhe ekonomike, si dhe për mundësitë e avancimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Të dy bashkëbiseduesit konfirmuan përkushtimin e përbashkët për vazhdimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit, si dhe për avancimin e mëtejmë të partneritetit strategjik në interes të të dyja vendeve.

artikuj të ndërlidhura