Ristovski në takim me kryetaren e re të Federatës së Skive të Maqedonisë, Ivana Ivçevska Trajçevski

Nga I.A
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 nëntor, Zhurnal.mk – Ministri i Sportit, Borko Ristovski, sot realizoi një takim me kryetaren e sapozgjedhur të Federatës së Skive të Maqedonisë (FSM), Ivana Ivçevska Trajçevski.

Në takim, ministri Ristovski ia uroi zgjedhjen në postin e kryetares dhe i dëshiroi punë të suksesshme, me bindjen se me përkushtim, vizion dhe bashkëpunim të mirë mund të arrihen rezultate të rëndësishme në avancimin e sporteve të skijimit në Maqedoni.

Ristovski theksoi gatishmërinë e Ministrisë së Sportit për të ofruar mbështetje për aktivitetet dhe iniciativat e Federatës të orientuara drejt zhvillimit të skijimit, krijimit të kushteve më të mira për punë dhe stërvitje të sportistëve, si dhe nxitjes së të rinjve që të përfshihen në sportet e skijimit.

Në takim u konfirmua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve dhe federatave sportive, me qëllim të përbashkët krijimin e bazave më të forta për zhvillimin dhe afirmimin e sporteve të skijimit në Maqedoni.

artikuj të ndërlidhura