Kryetari i Gjykatës Administrative takoi shefin e EULEX-it në Kosovë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 12 nëntor, Zhurnal.mk – Kryetari i Gjykatës Administrative të Kosovës, Kreshnik Kaçiu, priti në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), z. Antero Lopes.

Gjatë takimit u diskutua për organizimin, funksionimin dhe sfidat e Gjykatës Administrative, si institucion i ri dhe i specializuar për trajtimin e çështjeve nga fusha e drejtësisë administrative.

Kryetari Kaçiu vlerësoi rëndësinë e takimeve të tilla me fokus forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, teksa theksoi prioritetet dhe angazhimin e Gjykatës Administrative në përmbushjen e mandatit të saj.

Ndërkaq, shefi i EULEX-it, z. Antero Lopes, e vlerësoi krijimin e Gjykatës Administrative si një vendim të duhur dhe të nevojshëm për Kosovën, duke shprehur gatishmërinë për të ofruar mbështetje për Gjykatën.

Gjatë takimit, u shpreh gatishmëri për vazhdimin e komunikimit dhe bashkëpunimit në të ardhmen, në përputhje me mandatin dhe kompetencat e institucioneve përkatëse.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër