Mbi 100 mijë euro investime në ujësjellësin e Istogut, Hidrodrini dhe Komuna nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 12 nëntor, Zhurnal.mk – KRU “Hidrodrini” dhe Komuna e Istogut kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi për realizimin e projekteve infrastrukturore që synojnë përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm në këtë komunë.

Lajmin e ka bërë të ditur KRU “Hidrodrini”, duke njoftuar se memorandumi është nënshkruar nga kryeshefi ekzekutiv i kompanisë, Dri Cena, dhe kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati.

Sipas njoftimit, ndërhyrjet e para do të përfshijnë fshatrat Cërkolez, Kërrninë e Epërme, Padalishtë, Suriganë, si dhe bajpasin Rakosh–Kërrninë.

Ndërkaq, gjatë vitit 2027 parashihet funksionalizimi i ujësjellësit për fshatrat Syne dhe Mojstir, ndërtimi i një kaptazheje shtesë në bjeshkët e Istogut, si dhe ndërhyrje për mbrojtjen e burimeve dhe rehabilitimin e infrastrukturës së ujit në komunë.

Këto projekte synojnë përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe avancimin e shërbimeve për banorët e Istogut.

Memorandumi përcakton bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve për realizimin e investimeve gjatë periudhës 2026–2027.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër