Mungesa e deputetëve, seanca e Kuvendit shtyhet për të premten

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 12 nëntor, Zhurnal.mk – Për shkak të mungesës së deputetëve, seanca e Kuvendit të Kosovës, e paraparë të fillonte sot në orën 14:00, është shtyrë për nesër në orën 11:00, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk mund të presë pafundësisht ardhjen e deputetëve, duke e cilësuar si joserioze mungesën e tyre edhe 30 minuta pas orarit të paraparë për fillimin e seancës.

“Seanca i vazhdon punimet nesër në ora 11:00. Nuk është serioze 30 minuta pas orës 14:00 nuk po vijnë deputetët. Unë nuk kam mundësi me funksionu e me prit deri në pafundësi”, tha Haxhiu

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër