Shkup, 12 nëntor, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka mirëpritur sot nxënësit e klasave të katërta të shkollës fillore “Goce Delçev”, me të cilët ka bashkëbiseduar për funksionimin e komunës dhe rolin e kryetarit.
Gjatë këtij takimi, nxënësit parashtruan pyetje të ndryshme dhe ndanë ide e propozime kreative për përmirësimin e jetës në komunitet.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kasami ka shprehur kënaqësinë për idetë e nxënësve, duke theksuar se ato synojnë krijimin e një komuniteti më të mirë, më njerëzor dhe më të lumtur.
Ai veçoi edhe mesazhin e përcjellë nga nxënësit: “Pa dhunë, pa fyerje!”, duke e cilësuar si një nga mesazhet më të bukura.
Kasami bëri të ditur se disa nga propozimet e nxënësve janë mirëpritur, duke theksuar se idetë e mira nuk njohin moshë./Zhurnal.mk


