Pekin, 12 nëntor, Zhurnal.mk – Zv/Presidenti i Kinës Han Zheng, në cilësinë e përfaqësuesit të posaçëm të Presidentit Xi Jinping, mori pjesë të mërkurën në Antalia në Samitin e Liderëve të Konferencës së 31-të të OKB për Ndryshimet Klimatike (COP31), si dhe mbajti një deklaratë kombëtare.
Han u shpreh se Xi Jinping ka theksuar që reagimi ndaj ndryshimeve klimatike është kauza e përbashkët e të gjithë njerëzimit, duke shtuar se efektet negative të ndryshimeve klimatike globale po bëhen gjithnjë e më të dukshme.
Nën dritën e rrethanave të reja, Han paraqiti një propozim me katër pika.
Së pari; të qëndrojmë të përqendruar në qëllimet e përbashkëta dhe të forcojmë veprimin kolektiv.
Ai bëri thirrje për zbatimin e plotë dhe efektiv të Konventës Kornizë të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike dhe Marrëveshjes së Parisit, në përputhje me parimin e përgjegjësive të përbashkëta por të diferencuara, në mënyrë që të bashkohen përpjekjet kolektive në qeverisjen globale të klimës.
Vendet e zhvilluara duhet të marrin drejtimin në uljen e emetimeve dhe të përmbushin angazhimet e tyre për financimin e klimës, tha Han, duke theksuar se të gjitha palët duhet të bëjnë çdo përpjekje për të zbatuar kontributet e tyre të përcaktuara në nivel kombëtar dhe të përpiqen të bëjnë më mirë.

