E kryer, Man United arrin marrëveshje në parim me pasuesin e Michael Carrick

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Manchester United ka arritur marrëveshje në parim me Mauricio Pochettinon për ta emëruar atë trajner të ri të skuadrës, raportojnë gazetarët e Sky Sports, Danyal Khan dhe Dharmesh Sheth.

Trajneri argjentinas pritet të pasojë Michael Carrickun, i cili u shkarkua zyrtarisht të enjten në mëngjes.

Megjithatë, drejtuesit e klubit anglez janë ende në negociata me Federatën e Futbollit të SHBA-së, ku Pochettino aktualisht është i angazhuar si përzgjedhës i Kombëtares.

Sipas raportimeve, 54-vjeçari pritet t’i drejtojë SHBA-të në dy ndeshjet e ardhshme ndaj Haitit, në shtëpi dhe në udhëtim.

Pas përfundimit të këtyre takimeve, ai do të udhëtojë drejt Manchesterit, ku pritet të marrë drejtimin e stërvitjeve të “Djajve të Kuq” nga mesi i javës së ardhshme.

Ndërkohë, SHBA-ja po ëndërron ta zëvendësojë Pochettinon me ish-trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiola.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër