Gjithçka e kryer, Pochettino nënshkruan kontratën me Manchester United

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Mauricio Pochettino është shumë pranë nisjes së një kapitulli të ri në karrierën e tij, pasi ka nënshkruar kontratën për t’u bërë trajneri i ri i Manchester Unitedit.

Trajneri argjentinas ka arritur marrëveshjen përfundimtare me gjigantin anglez, ndërsa dokumentet e kontratës tashmë janë dërguar dhe nënshkruar nga të dyja palët.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i njohur i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili raporton se Manchester United pritet ta bëjë zyrtar emërimin e Pochettinos gjatë këtij fundjave.

Sipas raportimit, Pochettino do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare e gjysmë, e cila do ta mbajë në Old Trafford deri në verën e vitit 2029.

Marrëveshja përfshin edhe kompensimin financiar që Manchester United duhet t’i paguajë Federatës Amerikane të Futbollit për ta liruar trajnerin nga kontrata me përfaqësuesen e Shteteve të Bashkuara.

Megjithatë, argjentinasi nuk do të marrë menjëherë drejtimin e skuadrës angleze. Ai fillimisht do të qëndrojë me Kombëtaren e SHBA-së, me të cilën do t’i zhvillojë edhe dy ndeshjet e radhës ndaj Haitit, të planifikuara për të shtunën dhe të martën.

Pas përfundimit të këtyre angazhimeve, Pochettino pritet të udhëtojë drejt Mançesterit javën e ardhshme, ku do të nisë zyrtarisht punën me skuadrën e re.

Ai do të zëvendësojë Michael Carrickun, i cili u shkarkua të enjten pas rezultateve zhgënjyese në fillim të sezonit.

Manchester United ndodhet në pozitën e 18-të në Ligën Premier, me vetëm një fitore në 10 ndeshjet e para kampionale.

Pochettino do të ketë një detyrë të vështirë përpara, pasi synimi i parë do të jetë nxjerrja e klubit nga zona e rënies dhe rikthimi i tij në garën për pozitat e larta.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër