Gjorgjievski: Ta ruajmë Shkupin, ta ndërtojmë dhe ta duam me vepra! Lavdi e përjetshme heronjve që sollën 13 Nëntorin!

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 nëntor, Zhurnal.mk – Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, njoftoi se sot në mëngjes, me rastin e 13 Nëntorit – Ditës së Çlirimit të Shkupit, u mbajt takimi tradicional me përfaqësuesit e Këshillit të Qytetit të Lidhjes së Luftëtarëve të Luftës Nacionalçlirimtare Antifashiste të Maqedonisë.

„I falënderova për përkushtimin me të cilin e ruajnë kujtimin për çlirimtarët dhe ua përcjellin amanetin e tyre brezave të rinj.

Në këtë ditë, pas disa ditësh luftimesh të rënda me pushtuesin fashist, luftëtarët e Divizionit të 42-të dhe të 50-të Nacionalçlirimtar dhe të Brigadës së 16-të Maqedonase ia sollën lirinë Shkupit. Me guxim dhe vetëflijim të jashtëzakonshëm, ata hapën rrugën drejt së ardhmes së qytetit tonë.

Vepra e tyre heroike jeton në çdo mëngjes të lirë të Shkupit. Në çdo brez që rritet me të drejtën për të ëndërruar, për të krijuar dhe për t’i përkitur me krenari qytetit të vet.

Ata luftuan për lirinë. Detyra jonë është të jemi të denjë për të!“, deklaroi kryetari i qytetit, Orce Gjorgjievski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër