Kina autorizon GLP-1, pilula e parë për humbje peshe

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Kina njoftoi dje se ka autorizuar, për herë të parë, një pilulë orale GLP-1 për humbje peshe, duke i hapur derën kompanisë amerikane” Eli Lilly” drejt një vendi ku 630 milionë të rritur mund të jenë mbipeshë ose obezë deri në vitin 2050.

Këto trajtime imitojnë veprimin e një hormoni të zorrëve që rregullon oreksin dhe nxit humbjen e peshës.

Administrata Kombëtare e Produkteve Mjekësore e Kinës (NMPA) njoftoi dje se kishte miratuar tabletat orforglipron të “Eli Lilly”, të tregtuara nën emrin “Muyouda”.

Ato janë të destinuara  të përdoren nga personat obezë ose mbipeshë.

Ky trajtim është tashmë i disponueshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe.

Injeksionet GLP-1 nga “Eli Lilly”, kompania daneze “Novo Nordisk” dhe laboratori kinez “Innovent” janë tashmë gjerësisht të disponueshme në vend.

Tregu për trajtimet e obezitetit po përjeton rritje të shpejtë në vend.

Numri i të rriturve kinezë obezë ose mbipeshë mund të arrijë në 630 milionë deri në vitin 2050, sipas një studimi të vitit 2025 të botuar në revistën mjekësore “The Lancet”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër