Haxhiu pret në takim Hetemin, diskutojnë për procesin e verifikimit të të dhënave për secilën viktimë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 13 nëntor, Zhurnal.mk – Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur në takim drejtorin ekzekutiv të Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemin, i cili më dorëzoi raportin vjetor të punës së Institutit.

Haxhiu, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se gjatë takimit është njoftuar për punën e Institutit këtë vit, me theks të veçantë në procesin e verifikimit të të dhënave për secilën viktimë.

Postimi i plotë:

Sot mirëprita në takim drejtorin ekzekutiv të Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemin, i cili më dorëzoi raportin vjetor të punës së Institutit.

Gjatë takimit u njoftova për punën e Institutit këtë vit, me theks të veçantë në procesin e verifikimit të të dhënave për secilën viktimë, në bazë të të cilave u hartua lista preliminare e viktimave të luftës, e publikuar në korrik.

Për herë të parë, institucionet e Republikës së Kosovës i kanë regjistruar viktimat e luftës një nga një, duke u mbështetur në dokumente dhe dëshmi të verifikuara. Përballë mohimit të krimeve nga Serbia, ky dokumentim i saktë është përgjigjja jonë më e fuqishme.

Kuvendi i Republikës së Kosovës, i cili miratoi ligjin për themelimin e Institutit, do të vazhdojë ta mbështesë punën e tij.

Drejtorit Hetemi dhe gjithë stafit të Institutit u shpreh mirënjohje për profesionalizmin dhe për kujdesin me të cilin e trajtojnë çdo emër dhe çdo dëshmi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër