Real Madridi synon transferimin e yllit të Ligës Premier, kushton 100 milionë euro

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Real Madridi po shqyrton mundësinë e përforcimit të mesfushës gjatë afateve të ardhshme kalimtare, ndërsa në listën e dëshirave të klubit spanjoll ka përfunduar një prej mesfushorëve më të vlerësuar në Ligën Premier.

Bëhet fjalë për Alex Scottin, i cili po kalon një periudhë mjaft të mirë te Bournemouthi dhe është shndërruar në një nga emrat më të përfolur të futbollit anglez.

Mesfushori 23-vjeçar ka shënuar një gol në gjashtë paraqitje me Bournemouthin këtë sezon, duke vazhduar të dëshmojë vlerat e tij edhe përkundër ndryshimeve në stolin e skuadrës.

Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re, pasi interesimi për të po rritet dhe emri i tij po lidhet me disa prej klubeve më të mëdha evropiane.

Sipas raportimit të FutSources, në mesin e skuadrave që e kanë në radar mesfushorin anglez është edhe Real Madridi.

Gjiganti spanjoll tashmë po punon për të përmirësuar përbërjen e skuadrës, veçanërisht repartin e mesfushës, ku ende nuk janë zgjidhur të gjitha nevojat e identifikuara gjatë afatit kalimtar të verës.

Megjithatë, transferimi i Scottit nuk pritet të jetë një operacion i lehtë për madrilenët.

Sipas të njëjtit burim, vlera e tij në tregun e transferimeve vlerësohet rreth 100 milionë euro, shifër që e bën pothuajse të pamundur largimin e tij nga Bournemouthi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Kështu, pavarësisht interesimit dhe profilit të tij që shihet si i përshtatshëm për mesfushën e Real Madridit, çmimi i lartë mbetet pengesa kryesore për realizimin e këtij transferimi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër