​Dogana mbledh mbi 1.7 miliard euro për 10 muaj

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 16 nëntor, Zhurnal.mk – Dogana e Kosovës ka mbledhur 1 miliard e 708 milionë euro të hyra gjatë periudhës janar–tetor 2026, duke shënuar rritje prej 5.7 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas njoftimit të Doganës, të hyrat për këtë periudhë arritën në 1,708,243,582.06 euro, ndërsa në dhjetë muajt e parë të vitit 2025 ishin 1,615,537,254.62 euro.

Rritje është regjistruar në të gjitha kategoritë kryesore të të hyrave.

Taksa e Doganës ka shënuar rritje prej 6.6 për qind, akciza prej 1.8 për qind, ndërsa TVSH-ja prej 7.8 për qind.

Në njoftim thuhet se këto rezultate pasqyrojnë angazhimin e vazhdueshëm të Doganës së Kosovës në mbledhjen e të hyrave, zbatimin e legjislacionit doganor dhe mbështetjen e zhvillimit ekonomik të vendit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër