Vazhdon debati për Buxhetin e vitit 2027

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 nëntor, Zhurnal.mk – Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit sot vazhdon debatin për Propozim-buxhetin e vitit 2027, në lexim të dytë, për të cilin janë dorëzuar më shumë se 300 amendamente.

Debati në komision filloi të premten dhe, në përputhje me Rregulloren e Punës së Kuvendit, mund të zgjasë deri në dhjetë ditë. Katër ditë janë paraparë për diskutim të përgjithshëm, ndërsa gjashtë ditë për shqyrtimin e amendamenteve të dorëzuara.
Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, gjatë prezantimit të buxhetit, theksoi se qëllimi i tij është të sigurojë rritje ekonomike, stabilitet fiskal dhe përmirësim të shërbimeve publike.
Sipas projeksioneve, në vitin 2027 pritet rritje e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) prej 3,8 për qind, ndërsa të ardhurat e përgjithshme buxhetore janë planifikuar në 395,4 miliardë denarë dhe shpenzimet në 440,4 miliardë denarë. Deficiti buxhetor është projektuar në 45 miliardë denarë, përkatësisht 3,5 për qind të PBB-së. Për investime kapitale janë paraparë 40,8 miliardë denarë.
Nga Ministria e Financave theksojnë se prioritet do të jenë investimet zhvillimore, infrastruktura, energjetika, shëndetësia, arsimi dhe bujqësia.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër