Bruksel, 16 nëntor, Zhurnal.mk – Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar një pagesë të re prej afro 8 miliardë eurosh për Ukrainën, në kuadër të mekanizmit financiar “Instrumenti për Ukrainën”, duke shënuar këstin e nëntë të mbështetjes për Kievin përmes këtij instrumenti.
Kjo është pagesa më e madhe e vetme e akorduar deri tani në kuadër të “Instrumenti për Ukrainën”.
Rreth 5 miliardë euro nga shuma e miratuar vijnë nga kredia e mbështetjes për Ukrainën për vitin 2026.
Vendimi është marrë pasi Ukraina ka përmbushur më shumë se 20 objektiva reformash, që lidhen me fusha të rëndësishme si sistemi i drejtësisë, lufta kundër korrupsionit dhe sektori i energjisë.
Me këtë këst të ri, ndihma financiare që Ukraina ka marrë që nga viti 2024 përmes “Planit për Ukrainën” arrin në më shumë se 40 miliardë euro.
Mekanizmi “Instrumenti për Ukrainën” është instrumenti i posaçëm financiar i Bashkimit Evropian, për të mbështetur Ukrainën në rimëkëmbjen ekonomike, funksionimin e institucioneve, zbatimin e reformave dhe afrimin e saj me standardet e BE-së.
Ky mekanizëm parashikon mbi 50 miliardë euro në formën e granteve dhe kredive për periudhën deri në vitin 2027.
Pagesat nuk jepen automatikisht, por lidhen me përmbushjen e objektivave të reformave të përcaktuara nga Bashkimi Evropian.
Në këtë mënyrë, BE-ja synon të mbështesë financiarisht Ukrainën dhe njëkohësisht të nxisë ndryshimet institucionale, që lidhen edhe me procesin e saj të integrimit evropian.

