​“Ngjarje e turpshme”, Kandiq reagon pas skandalit me këngën serbe në Bruksel

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 16 nëntor, Zhurnal.mk – Aktivistja për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq ka ngritur pikëpyetje nëse ndonjë nga aktivistët e organizatave joqeveritare nga Serbia ka reaguar ndaj interpretimit të këngës nacionaliste serbe kundër Kosovës në Bruksel.

Kandiq në një postim në platformën X ka thënë se interpretimi i këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” në Forumin e Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel ishte një ngjarje e turpshme.

“E turpshme! Kënga nacionaliste ‘Oj Kosovo, Kosovo’ në Forumin e BE-së për Zgjerimin. A reagoi ndonjë nga aktivistët e organizatave joqeveritare nga Serbia që ishin të pranishëm? A kërkoi dikush që të ndërpritej interpretimi i këngës?”, ka shkruar Kandiq.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër