Shkup, 16 nëntor, Zhurnal.mk – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas sulmit fizik ndaj një vajze të re në Ohër, duke e dënuar ashpër ngjarjen.
Mickoski ka thënë se kishte planifikuar të fliste për takimet e zhvilluara në Bruksel, por lajmi për sulmin ndaj vajzës e kishte tronditur dhe e kishte shtyrë të reagonte publikisht.
“E shfrytëzoj këtë rast për të shprehur keqardhjen time dhe për ta dënuar ashpër këtë akt barbar që ka ndodhur”, ka deklaruar ai.
Kryeministri ka shprehur mbështetjen për familjen e vajzës, duke premtuar angazhim të plotë institucional.
“Si njeri, si prind, si baba, si vëlla dhe si bashkëshort, dua të shpreh mbështetjen time për familjen e vajzës. Do të bëjmë gjithçka që personi që ka kryer këtë sulm të tmerrshëm të dalë para drejtësisë”, ka theksuar Mickoski.
https://www.facebook.com/reel/1679866690304213

