Zjarr masiv në një stan në fshatin Shtërmen në Cërrik, zjarrfikësit në vendngjarje

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e kësaj të hëne në një stan në fshatin Shtërmen, në Njësinë Administrative Gostimë, Bashkia Cërrik.

Nga të dhënat paraprake, bëhet me dije se zjarri ka përfshirë ambientet e stanit, ndërsa deri më tani nuk raportohet për dëme në gjënë e gjallë.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të Cërrikut, të cilat po mbështeten nga ekipet e Elbasanit, Gramshit dhe Belshit. Përpjekjet për vënien e flakëve nën kontroll vijojnë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër